Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Kronikë

Tentativa për arratisje e Bledar Selmanaj nga Burgu i Fierit, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

25 Shtator, 11:58| Përditesimi: 25 Shtator, 11:59

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për tentativën e arratisjes nga burgu i Fierit të Bledar Selmanaj gjatë orëve të para të ditës së djeshme.

Në reagim zyrtar deklarohet se i burgosuri ka arritur të dalë nga qelia nëpërmjet një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore. Më pas Selmanaj është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik.

Menjëherë forcat e sigurisë të burgut janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e të dënuarit.

Deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.

Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve.


Lajmi kryesor:

Autori i vrasjes së Xhulian Bullarit tenton arratisjen nga Burgu i Fierit! Prishi murin e qelisë dhe doli në tarracë, u kap nga gardianët


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?