Gjykata e Sarandës ka lënë në burg biznesmenin Erdion Muho, i dyshuar për veprën penale “shkatërrim prone me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Seanca në ngarkim të tij u zhvillua në Spitalin e Sarandës, ku 35-vjecari mbahet i shtruar prej ndalimit të tij mbrëmjen e 28 korrikut, për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjyqtari Alban Veçani ka cilësuar të ligjshëm ndalimin dhe ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai ka pranuar kërkesën e Prokurores Besiana Sadikaj, e cila ka ngritur akuzën, nje muaj pas hetime në ngarkim të Muhos.
Gjatë gjithë seancës, Muho ka mbajtur qëndrim mohues duke u shprehur se nuk ka lidhje me tritolin, madje ka pretenduar se naten e shperhtimit ka qene ne Korfuz.
“Nuk jam fajtor. Me Armandi Nelajn, si sarandiot i vjetër unë dhe ai, njihemi, por deri kaq, jo më shumë aq më tepër të kem bashkëpunuar me të. Asnjëherë nuk kam diskutuar me të për një veprim të tillë. Pra nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe motivet që dyshon Prokuroria”, tha ai.
Avokati mbrojtës, Agron Lamaj është shprehur se klienti i tij është i pafajshëm, njëherazi kërkoi masë më të lehtë, “arrest në shtëpi”, për faktin se nuk mund të largohet nga Saranda. Kërkesa e avokatit u rrëzua nga gjyqtari Veçani.
35-vjeçari Eridion Muho u prangos një ditë më parë, pas hetimeve të thelluara të policisë dhe prokurorisë për shpërthimin që i mori jetën 52-vjecarit Armandi Nelaj.
Ngjarja ka ndodhur me 24 qershor, kur Nelaj ishte nisur nga porti i Sarandës me një mjet të vogël lundrues drejt tragetit të pasagjerëve “Fenikas Lines”, të cilin ka tentuar ta hedhë në erë për motive konkurrence. Në momentin që ka tentuar te montoje lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Ëelcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin. Kjo rezultoi fatale për të!
Ndërsa hetuesit mbajten ne vezhgim mikun e tij Eridion Muho, i cili eshte filmuar nga kamerat e sigurisë para shperthimit. Ka dyshime, thane burimet, se Muho ka organizuar skenarin pasi kishte konflikte të vazhdueshme me Andrea Qirjakon, pronar i “Fenikas Lines” që bën linjën e transporit te pasagjereve Sarandë-Korfuz.
Në QKR, Eridion Muho rezulton pronar i anijes “Saranda Express” që operon ne te njejten linje Sarandë-Korfuz si dhe agjencinë “Erdano Tours”. Në zgjedhjet parlamentare 2021 ka qenë kandidat për deputet në siglën e partisë Lëvizja për Ndryshim të Jozefina Topallit. Ndërsa viktima Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Lajmi kryesor:
Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj
G.K//ReportTv.al