Futbollisti Flamurtarit

Kronikë

Vlorë, tentuan ta grabisnin plagoset me thikë 31-vjeçari futbollist i ekipit të Flamurtarit (EMRI)

14 Mars, 19:37| Përditesimi: 14 Mars, 20:16

  • Share

VLORË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një shtetas rreth 31 vjeç, identifikuar si Sodiq Atanda, është goditur me një mjet preres dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor. Sipas burimeve nga spitali, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm për lëndimet që ka pësuar.

Sodiq Atanda, i cili ka shtetësi të huaj dhe është një lojtar i njohur i ekipit të futbollit Flamurtari, ka qenë objekt i një sulmi të dhunshëm. Burimet fillestare nga hetimet kanë thënë se i riu është sulmuar gjatë një përpjekjeje për grabitje në rrugë. Dyshohet se agresorët kanë tentuar ta grabisin. 

Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht lidhur me një ngjarje të ndodhur pasditen e sotme në qytet, ku një person është plagosur lehtë me mjet prerës.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është lënduar në dorë, dyshohet me thikë, shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas ndihmës mjekësore të marrë në spital, ai është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin e ngjarjes.

Policia bën me dije se falë veprimeve të shpejta të strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi D. B., 21 vjeç. Ai ndodhet ende në kërkim, ndërsa sipas të dhënave të para dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?