Vendi ku ndodhi ngjarja me 13 dhjetor 2020

Kronikë

Tentativë vrasjeje dhe prodhim armësh e municionesh, arrestohet në Vlorë 32-vjeçari i rrezikshëm

26 Korrik 2021, 10:49| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 10:51

  • Share

VLORË- Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan, i shpallur në kërkim për veprat penale 'Vrasja me dashje' e mbetur në tentativë dhe 'Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit', është prangosur nga policia e Vlorës.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas më datë 13 dhjetor të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 38-vjeçar me iniciale B.A.  Policia njofton se ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarjen edhe një 47-vjeçar, Klodjan Memokondaj, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin R. SH alias J. O., banues në Vlorë. Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?