Arrestohet shoku i komandos që ekzekutoi me armë zjarri Fabjol Gaxhën mbrëmë në Bllok në Tiranë. Ai është Geldo Hoti 37-vjeç, ndërsa është arrestuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Kakavijë në tentativë për t’u arratisur në Greqi. Hoti tentoi që të kalonte në vendin fqinj. Ai është pyetur se cili është qëllimi i daljes, por nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, hezitimi ngriti dyshime, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishte në kërkim për vrasjen e djeshme në Bllok. Ai ishte personi i katërt në kërkim, ndërsa në momentin e arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë. Pas arrestimit ai pritet që të transportohet nga Gjirokastra në Tiranë.
Geldo Hoti mbrëmjen e djeshme ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin. Ndërsa në tavolinën tjetër ndodheshin Ervis Martinaj me truprojën e tij, Fabjol Gaxha dhe Eljon Hato. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Ervin Mata u shkëput me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte Gaxhën.
Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik. I pari që nxori armën dhe hap zjarr ishte truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë nga komandoja dhe humb jetën. Vrasja mbrëmë në Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Komente
