Kronikë

Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin teksa ishte në kërkim, 41-vjeçari arrestohet në Dropull

2 Tetor, 13:13| Përditesimi: 2 Tetor, 13:31

  • Share

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat  e policisë pasi tentoi të kalonte ilegalisht kufirin teksa ishte në kërkim për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Romeo Bezhani u kap në fshatin Kosovicë, nga policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe kontrolleve të shtuara në kufi, me qëllim ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, kanë kapur në fshatin Kosovicë, Dropull, shtetasin:

R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. N., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, janë shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?