Steka cigaresh

Tentoi të kalonte kufirin me dhjetëra steka cigaresh pa pullë të fshehura në makinë, arrestohet maqedonasi në portin e Vlorës

30 Mars 2022, 12:19| Përditesimi: 30 Mars 2022, 12:24

  • Share

VLORË- Dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale janë sekuestruar në portin e Vlorës, ndërsa është  vënë në pranga një 55-vjeçar.

I arrestuari, i identifikuar si A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Gerces, në Maqedoninë së Veriut është kapur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga ky i fundit, në pjesën e brendshme të kabinës, janë gjetur të fshehura dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale. 55-vjeçari nuk i kishte deklaruar tek autoritetet doganore.     

Policia Kufitare do të intensifikojë kontrollet, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me qëllim goditjen e çdo paligjshmërie.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?