Eurot e sekuestruara

Tentoi të korruptojë policin në Portin e Vlorës me 50 euro, në hetim 40-vjeçari

2 Shkurt, 13:41| Përditesimi: 2 Shkurt, 13:46

  • Share

Policia e Vlorës ka vënë në hetim një 40-vjeçar pasi ka tentuar që të korruptojë efektivin e policisë kufitare në Portin e Vlorës mënyrë që të dilte jashtë vendit.

Shtetasi me iniciale L. P, banues në Lushnjë ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në PKK Port Vlorë, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt).   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".   

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 02/02/2024 14:33

    Perse nuk ka kamera ne zyrat doganore?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?