Policia ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, protagonistin e një ngjarjeje të pazakontë në Vlorë, i cili tentoi të shtypte me makinën e tij luksoze dy të rinj.
Siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Report Tv dy ditë më parë, drejtuesi makinës i identifikuar si Eno Jazaj, pas një grindje tenton të shtypë me makinë dy të rinjtë, por ato fatmirësisht janë shpëtuar nga barriera e vendosur për të ndarë rrugën nga trotuari.
Njeri prej dy të rinjve, jeta e së cilëve u kërcënua nga 23-vjeçari është identifikuar si E.A.
Ngjarja videoja e së cilës ka mbërritur në redaksinë e Report Tv dy ditë më parë, është regjistruar në lagjen ‘Partizani” në Vlorë më 6 janar.
Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit.