POGRADEC- Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 72-vjeçar i cili mbrëmjn e djeshme në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka hedhur një granatë në drejtim të dy vëllezërve B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, në tentativë për t'i vrarë. I arrestuari është R.F banues po në fshatin Dardhas të Pogradecit.
Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë por është jashtë rrezikut. Sipas policisë dhe grupit hetimor ngjarja ka ndodhur pasi autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.
Ndërkohë 72-vjeçari do të përballet para gjykatës me akuzat për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar një konflikt për hapjen e një rruge la pas të vrarë tre punonjës bashkie. Autori Kujtim Koxha u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa në dëshminë e tij deklaroi se ishte qëlluar me shuplakë nga njëri prej viktimave.
Komente

Shqiptari nuk njeh ligje! Për këtë arsye Enver Hoxha e izoloi në zap të paparë. Vetëm kështu ai i dha atij mundësinë që të ketë shtet! Ngrihu Enver djali!
Përgjigju