Tentoi të vriste një person me kallashnikov pas një sherri, në pranga 31-vjeçari në Vlorë! Kërkohej për plagosjen e ish-gruas (VIDEO)

6 Shkurt 2023, 10:47| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 11:50

  • Share

VLORË- Xhevair Kovaçi është vënë në pranga pasi tentoi të vriste një person me kallashnikov pas nëj konflikti që kishin mes tyre në qytetin e Vlorës.

31-vjeçari ishte në kërkim që prej datës 18 janar, pasi goditi me thikë ish bashkëshorten e tij dhe më pas i vodhi paratë dhe celularin. 

Nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari shte shpallur dhe për një ngjarje tjetër në kryeqytet, ku më 3 shkurt, tentoi të vrasë me automatik një person me iniciale A.H. në rrugën “Çelo Ibraj”.

Xhevair Kovaçi. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”- thuhet në njoftimin e policisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?