Kronikë

Tentoi t’u ikte 'Shqiponjave' në Tiranë, 31-vjeçari pjesë e grupit të Marklen Hakës

5 Tetor, 18:14| Përditesimi: 5 Tetor, 18:21

  • Share

1759681231_imerkrrashimarklenhaka.jpg

Foto: Imer Krrashi dhe Marklen Haka 

Imer Krrashi, i cili tentoi t’i shpëtojë policisë gjatë një kontrolli pas informacioneve se qarkullonte me armë zjarri pa leje nuk është një emër i panjohur për autoritetet.

31-vjeçari më herët quhej Imer Masha nga Kruja dhe dyshohet se është pjesë e grupit të Marklen Hakës. Marklen Haka, pjesë e ‘Bandës së Niklës’ një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Fushë Krujës, që tentoi të vriste kreun e kësaj bande Durim Bamin, u arrestuar  më 6 shtator 2024 në Nikël të Krujës

Krrashi përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetit, ndërsa të dëmtuar mbetën 9 automjete dhe 1 motor.


Lajmi kryesor:

Policia në aksion! 31-vjeçari me armë në makinë tenton të arratiset, përplaset me 9 automjete e 1 motor! VIDEO e ndjekjes nëpër Tiranë, lëndohen polici e gruaja


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?