Kronikë

Tentoi vetëvrasjen te “Muzeu Kombëtar”, autori denoncon: Po më cenojnë licencën e punës me konkurrencën e padrejtë, policia e Tropojës më bën presion

12 Maj 2021, 11:50| Përditesimi: 12 Maj 2021, 11:51

  • Share

1620807233_tentontehidhet.jpg

Admir Jahelezi, i cili tentoi të hidhej nga lartësia nga Muzeu Kombëtarë për t'u vetëvrarë, është  pronar i një agjencie transporti pasagjerësh nga Shqipëria në Kosovë.  Ai pretendon se autoritetet shqiptare i kanë cenuar licencën duke favorizuar persona të tjerë që mbrohen me forcë nga Policia e qarkullimit Tropojë, ndërsa thotë se dhe është kërcënuar dhe bërë presion nga policia  e qarkullimit në Tropojë dhe Qafë Morina deri në Milot.

Pas zbritjes nga skela e Muzeut Kombëtarë që ishin vendosur për restaurimin e  saj, Jahelezi shprehet se ka marrë borxhe dhe kredi për të themeluar kompaninë, por është konkurruar në mënyrë të padrejtë.

"Kam pasur presion nga Policia e qarkullimit në Tropojë, nga policia e qarkullimit nga Qafë morina deri në Milot, jam kërcënuar me jetë, kam 3 vjet që bëj luftë me kompanitë e tjera", tha ai


Lajmi kryesor:

Tiranë, kërcënoi se do hidhej nga Muzeu kombëtar, policia e bind të zbresë! Autori denoncon: Po më cenojnë licencën e punës, policia e Tropojës më bën presion


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?