Zhupa e Këlliçi pretendojnë se u shantazhuan dhe u kërcënuan nga punonjësit e Landfillit të Sharrës, bëjnë denoncim në polici

18 Tetor 2020, 17:47| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 19:02

  • Share

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi kanë bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës pas ngjarjes të ndodhur pak orë më parë në Landfillin e Sharrës. Ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz, madje shprehen se janë shantazhuar e kërcënuar.

"Persona të paidentifikuar, pa na u prezantuar për funksionin në kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar nga territori që rrethon landfillin e Sharrës. Një skenë krimi. Nëse mafia e Ramës, Veliajt dhe Arben mendojnë se do na stepin, do i godasim dy herë më fortë", tha mes të tjera, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Zhupa shtoi se nuk do të ndalin aksionin e tyre.

"Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, për pronarë që nuk dihet se ku janë në parjasat fiskale. Rama dhe Veliaj kanë frikë dhe bëjnë mirë se në mos sot ose nesër ato do të hetohen. Drejtësia shqiptare do duhet t'i hetojë në mos sot ose nesër, qytetarët do të informohen me fakte dhe dokumente nga përfaqësuesit zyrtar të opozitës ne do i qëndrojmë kauzës tonë për t'i treguar se ku shkojnë taksat e tyre", tha Zhupa. 


Lajmi kryesor:

PD censuron videon, Këlliçi e Zhupa ftohen në Landfillin e Sharrës, punonjësit i përmendin kohën kur e menaxhonte Basha: Pse s'erdhe atëherë të na qaje hallin


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?