PD censuron videon, Këlliçi e Zhupa ftohen në Landfillin e Sharrës, punonjësit i përmendin kohën kur e menaxhonte Basha: Pse s'erdhe atëherë të na qaje hallin

18 Tetor 2020, 17:05| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 21:37

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike censuron të vërtetën dhe shpërndan nga selia një video gjysmake. Përfaqësuesit e PD thanë se nuk u lejuan të hyjnë sot në landfillin e Sharrës. Por e vërteta është krejt ndryshe pasi ata jo vetëm nuk u penguan, por u ftuan të hyjnë.  Ndërsa punëtorët iu kujtuan demokratëve kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Punonjësi: kur ka qenë PD në pushtet çka bërë
Këlliçi: Ore çlidhje ka, s'ka lidhje fushatë, ku ka fushatë?
Punonjësja: Kur ishte Lulzim Basha, pse nuk erdhe ti këtu që të na qaje hallin. E kam pas në derën e shpisë, vinte era qëlbërisë! Me 30 lekë jam paguar".
Ina Zhupa: A ke punuar me Ardit Gjoklajn?
Punonjësja: Kam punuar me Lulzim Bashën, me 30 lekë jam paguar

Kujtojmë se në kohën që Lulzim Basha ishte kryebashkiak i Tiranës, ai kontraktoi pikërisht një kompani, që kishte lidhje me kunatin e tij, Erjon Isufin, për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke krijuar një monopol në Sharrë, fakt të cilët punonjësit nuk nguruar t'ia "përplasin në fytyrë".

Ora 17:47
Zhupa e Këlliçi pretendojnë se u shantazhuan dhe u kërcënuan nga punonjësit e Landfillit të Sharrës, bëjnë denoncim në polici

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi kanë bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës pas ngjarjes të ndodhur pak orë më parë në Landfillin e Sharrës. Ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz, madje shprehen se janë shantazhuar e kërcënuar.

"Persona të paidentifikuar, pa na u prezantuar për funksionin në kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar nga territori që rrethon landfillin e Sharrës. Një skenë krimi. Nëse mafia e Ramës, Veliajt dhe Arben mendojnë se do na stepin, do i godasim dy herë më fortë", tha mes të tjera, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Zhupa shtoi se nuk do të ndalin aksionin e tyre.

"Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, për pronarë që nuk dihet se ku janë në parjasat fiskale. Rama dhe Veliaj kanë frikë dhe bëjnë mirë se në mos sot ose nesër ato do të hetohen. Drejtësia shqiptare do duhet t'i hetojë në mos sot ose nesër, qytetarët do të informohen me fakte dhe dokumente nga përfaqësuesit zyrtar të opozitës ne do i qëndrojmë kauzës tonë për t'i treguar se ku shkojnë taksat e tyre", tha Zhupa. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ada: 19/10/2020 09:39

    Puuu jevgjit ! Neser ngrihen gabelet per pushtet.

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/10/2020 08:15

    Ikni ore se late nam .u beret te gjithe si monika

    Përgjigju
  • robi: 18/10/2020 21:15

    Ky gernetaxhiu i pd se Belind kerrici i paska futur nja 4 dopjo me gabelt e kombinatit para se te beje skandal ne sharre.

    Përgjigju
  • Tirona: 18/10/2020 19:07

    O "Kerric" MESO, MESO, MESO. O " Zhulse" MESO, MESO,MESO,nuk hidhet populli ne gjyq.Mos beni te diturin duke qene te pa mesuar, MESONI,MESONI,MESONI.Ti o "Kerric" dhe Ti o Zhulse" me keto veprime qe po boni doni ti mbushni mendjen Bashes qe t"ju boj depute , deputet, harrojeni, Basha Ju ka ne prove dhe Ai kur nuk mund ti japi doren njerezve si puna Juve te dyve, sepse Ju te dy nese do te keni pushtet Ju beheni me keq se Diktatoret se Diktatoret hedhin ne gjygj Popullin.Me kete qe bete Basha Jua vuri kryqin. Politika don njerez te ditur, prandaj o "Kerric" dhe Ti o "Zhulse" MESONI, MESONI, MESONI.

    Përgjigju
  • butrinti: 18/10/2020 19:03

    lerini me nje ane shout. pregatitni dokumentat dhe cojani prokurorise eshte ajo kopetente per te bere verifikimet dhe po te jet nevoja gjithe procedurat e tjera .

    Përgjigju
  • Daku: 18/10/2020 18:34

    Ky edht e ardhmja e pd ....luli i ri....keq me vjen e ardhmja do jet e zez dhe kur.e

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/10/2020 18:02

    Hidhini plerat ne kazan te plerave

    Përgjigju
  • Demokrati Zhgenjyer: 18/10/2020 17:53

    Pd u krijua si parti e se ardhmes, por ngeli perseri ne dor te hajdutve, krimineleve, sigurimsave e baxhellave. Ne 30 vite asgje te re. E njejta politike vrasese, hajdute, gjobaxhinj. Halabake. Ptuuu, mallkuar qofshi ju rraca e berishes dhe kush i lepin akoma b... Ju klyshat qe u nxjerr, laskari Lyli, u zonshin hallet e mallkimet e popullit per gjithe keto 30 qe pd shkaterroi e vodh perfshire ketu dhe like mafiozin e mona baxhellen.

    Përgjigju
  • Vini re vini re: 18/10/2020 17:37

    Alarm! Vini re vini re Partia Demokratike po bie ne dore te Evgjiteve! Edhe kjo i duhet popullit Shqiptar qe ti marrin qeverine evgjitet si puna e ketij Xaxos!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?