Vlorë-Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”.
Sipas njoftimit të bluve, të arrestuarit, E. H., 36 vjeç, dhe E. K., 31 vjeç, të dy banues në Vlorë rezultojnë me me precedent kriminal për vjedhje.
“Më datë 25.01.2025, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një lokal në lagjen “10 Korriku”;
Më datë 02.01.2025, kanë tentuar të vjedhin materiale elektrike në një objekt në ndërtim në lagjen “1 Maji”, informoi sot policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende që dyshohet se janë përdorur nga dy autorët, për kryerjen e vjedhjeve.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)