Kronikë

Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq

2 Shkurt, 12:21| Përditesimi: 2 Shkurt, 12:37

  • Share

SARANDË- Dy persona tentuan një ditë më parë që të vjedhin sende me vlerë në kishën e Ksamilit. Madje, njëri prej tyre ka dëmtuar ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë. Policia e Sarandës njofton se ka vënë në pranga Ermal Shkëmbin, 39 vjeç, dhe Gentian Muratin, 49 vjeç, të cilët ushtruan edhe dhunë ndaj rojës.

Të dy, sipas bluve, rezultojnë autorë të vjedhjes së të paktën 5 banesave në Finiq. Policia e Sarandës po vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtoret e tjerë të tyre.

“Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetas që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes. Dy të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më datë 01.02.2025, rreth orës 17:00, se dy persona po tentonin të vidhnin sende dhe vlera monetare në një kishë në Ksamil, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në kuadër të operacionit “Fortuna”, u kapën në flagrancë gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy autorët e dyshuar, shtetasit:

Ermal Shkëmbi, 39 vjeç, banues në Sarandë;

Gentian Murati, 49 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët e dyshuar kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen, janë autorë edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe vlera monetare”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?