VIDEO-Tritolvënësi, gardisti dhe bankieri tentuan të grabisin biznesmenin në Tiranë (Skema dhe si u zbuluan) (EMRAT)

15 Qershor 2020, 14:57| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 18:02

  • Share

Franc Alimi, 28-vjeçari që shpërtheu tritolin me dëme të mëdha në lokalin e biznesmenit Arben Koçollari, jo vetëm vendoste lëndë eksplozive për llogari të bandave kriminale, por bashkëpunonte edhe me një grup të strukturuar të vjedhjes së banesave në Tiranë. Policia ka zbuluar se Alimi është pjesë e një bande në përbërje të së cilës është edhe një efektiv i Gardës së Republikës dhe një punonjës i një banke të nivelit të dytë.

Në një operacion të koduar Mozaiku, teksa Franc Alimi këtë të hënë u la në masë arresti me burg nga Gjykata e Tiranës, arrestoi edhe 6 anëtarë të tjerë, ndërsa njëi7 u shpall në kërkim. Ngjarja e fundit që çoi efektivët e komisariati numër 2 në gjurmët e grupit të grabitësve, ishte vjedhja me armë e një banese në pronësi të biznesmenit Endri Mosko në rrugën “Frederik Shiroka”, por që mbeti në tentativë pasi pronarët e shtëpisë diktuan hajdutët.

Aleks Kala, gardisti i arrestuar, mësohet se është pezulluar ndërsa punonjësi i bankës rezulton të jetë Andi Kraja. Roli i punonjësit të bankës është ende i paqartë për autoritetet, por dyshohet se Aleks Kala mblidhte informacionet se kush disponon llogari në sistemet bankare, që rrjedhimisht e çonte grupin drejt shtëpive të personave të pasur. Policia ka mundur të sekuestrojë një armë zjarri pistoletë pa leje, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë. 

TË ARRESTUARIT
Aleks Kala, 31 vjeç gardist i pezulluar nga detyra
AndiKraja, 28 vjeç, punonjës në një bankë të nivelit të dytë
Spartak Qoku, 30 vjeç i dënuar për vjedhje në bashkëpunim
PetroSava, 23 vjeç
EmelHajdaraj, 25 vjeç
Klaudio Metaj,33 vjeç
FrancAlimi, 28 vjeç, në paraburgim për tritolin tek “PetroNini” 
A.Sh, 29 vjeç, i shpallur në kërkim

Nga hetimet është zbuluar deri më tani se dy anëtarë të grupit, kanë bashkëpunuar edhe më një person të arrestuar më parë, për të finalizuar një vjedhje në prill 2020. Tashmë të gjithë provat materiale i kanë kaluar Prokurorisë pasi dyshohet se këta persona të jenë pjesë edhe të shumë grabitjeve të tjera.

1592225281_grupitirane.jpg

Komento

Komente

  • Tirane: 16/06/2020 14:15

    Lajme te tilla ka kudo ne bote por ajo qe me ben pershtypje eshte punonjesi i bankes ku qytetaret vendosin kursimet. Ai ben te zhduken fondet sa hap e mbyll syte

    Përgjigju
  • Loni: 15/06/2020 18:14

    Nuk eshte difekti tek keta individe se si keto do kete e sdo mbarojne por fajin e kan ato te degjeneruar parlamentare qe I bejne ligjet sic I duan ato edhe ne kenaqesine e vet. E di ku qendron problemi nekete vend sepse te hyn hajduti ne shtepi edhe ne kod penal eshte to duhet ta neutralizosh edhe te therrasesh policine. Sepse Po e vrave Ben burg ose do paguash gjygjtarin me shumafinqnciare per ta nxjerre vetmbrojte e nevojshme... Nese ai I gjati me pqlacot e tij vendos ligjin te hyri me shtepi ne cdo orar vrite hajdutin edhe sben nje sekonde burg shikoje me sa do bien vjedhjet grabitjet edhe policia sdo jete e nevojshme Jo si me pare edhe do jete inegzistenten sic eshte. Prandaj mos nxirrni ligje per amnistine ku to coni leket por mendoni edhe per popullin te kete mireqenie e mos kete kesisoj plehrash n qarkullim qe kur ta mendojne grabitjen te thojne Po prit se tani me I hyre me shtepi tjetrit te vret ai pronari edhe stepen paksa. Keshtu qe mendoni o te (nderuar) politikane per keto qe ju votojne edhe ju japin milionat we doni to amnistoni...

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 15:45

    Futuni preshë nëpër rondele!

    Përgjigju
  • Taulant: 15/06/2020 15:20

    Thyejani kockat plehrave se per 6 muaj i keni perseri ne qarkullim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?