Për të kujtuar të gjithë ata persona që kërkonin t’i iknin komunizmit me not dhe që nuk ia dolën dot është organizuar në kanalin e Korfuzit një përkujtimore ku morën pjesë 65 notarë. Shumica e tyre që ishin nga Anglia thanë se janë të kënaqur që po kontribuojnë për një kauzë të tillë.
Në nderim të atyre personave që kërkuan ti iknin regjimit të egër komunist me not dhe nuk ia dolën, është organizuar në Kanalin e Korfuzit një aktivitet ku morën pjesë 65 notarë nga shumë vende të ndryshme të botës.
“E di që tentativa për të kaluar andej ka qenë vetëvrasëse, por ka patur njerëz që e kanë tentuar. Sot falë zotit ka ndryshuar dhe ne sot e kemi si një atraksion sportiv dhe jo si një tentativë për t’u larguar nga vendi.”- tha një notar
Shumica e notarëve kishin ardhur posaçërisht nga Anglia.
“Unë e kam bërë edhe dy herë të tjera, ndërsa kjo ishte e treta. E bëj me motivim për kauza të tilla sepse është diçka njerëzore. Për më tepër është kënaqësi të notosh këtu.”- tha një grua.
“Shpresoj që paratë që do mblidhen nga ky aktivitet të shërbëjnë për të mirën e kësaj zone. Gjatë notimit patëm edhe mundësinë të shohim disa pika historike të vendit.”- tha një grua.
“Kam ardhur specifikisht për këtë udhëtim. Shumica e ne personave që udhëtojmë nga Anglia kemi ardhur për të shërbyer për këto kauza të mira.”- tha një i huaj
Organizatorët e këtij eventi ishin nga ‘Qendra Shqiptare e Kërkimeve Detare’ dhe specifikisht nga Auron Tare.
“Ky është viti i pestë që e organizojmë këtë eveniment. Duhet të kalosh kanalin e Korfuzit me not si një lloj tributi për ato njerëz që nuk arritën ta bënin gjatë kohë së komunizmit.”- tha Auron Tare.