Tepelenë/ U zbulohet 'fermë' kriptovalutash në banesë, në pranga 67-vjeçari, në kërkim djali i tij

8 Maj, 13:10| Përditesimi: 8 Maj, 14:15

  • Share

Një fermë kriptovalutash u zbulua në Tepelenë, ndërsa u arrestua një 67-vjeçar dhe në kërkim u shpall i biri 35 vjeç.

Ata kishin përshtatur banesën për prodhim në të cilën u gjetën dhe sekuestruan disa pajisje për kriptomonedha.

'Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sisi: 08/05/2024 14:36

    Prodhimi i kryptomonedhave nuk eshte krim? Per cfare jane akuzuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?