Ndonëse fillimisht Greqia refuzoi të pranonte ndihmën e Shqipërisë për forca zjarrfikësish, burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori bëjnë me dije se Greqia është tërhequr dhe e ka pranuar ndihmën. Forcat zjarrfikëse do nisen në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë për shuarjen e zjarrit.
Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptaret, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë duke thënë se nuk kishin më nevojë.
Lajmi kryesor:
Greqia ‘ndërron’ mendje, pranon ndihmën shqiptare për shuarjen e zjarreve! 58 zjarrfikës drejt Aleksandropolit! Mitsotakis: Faleminderit Shqipëri
G.MO/ReportTv.al