Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona, të cilët i kanë kërkuar që të tërhiqet nga një tender që kishte fituar me kompaninë e tij.
Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërcënuar Myftarajn me jetë duke i thënë se do të vrasim.
Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t'i vrisnin anëtarët e familjes.
Lajmi kryesor:
Kërcënuan biznesmenin në Cërrik të tërhiqej nga tenderi që fitoi në Bashkinë e Tiranës për lëndë drusore, 3 të arrestuar në Elbasan (EMRAT)
M.Q./ReportTv.al