Kërcënuan biznesmenin në Cërrik të tërhiqej nga tenderi që fitoi në Bashkinë e Tiranës për lëndë drusore, 3 të arrestuar në Elbasan (EMRAT)

10 Prill 2023, 10:50| Përditesimi: 10 Prill 2023, 16:57

  • Share

ELBASAN- Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenwood” me qendër në Cërrik, është kërcënuar me jetë nga 4 persona që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla me vlerë 853 mije euro. Policia ka arrestuar Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe ka shpallur në kërkim L. K., 38 vjeç.

Në dokumentin e Prokurimit Publik, siguruar nga Report Tv, në garë kanë marrë pjese tre kompani  “ALCANI sh.p.k, REDI PELLET sh.p.k dhe AL-MEXWOOD sh.p.k. Kompania fituese me ofertën me të ulët me vlere rreth 565€ është shpallur AL-MEXWOOD sh.p.k e Myftarajt.

Shaqir Alcani pronar i kompanisë ALCANI sh.p.k ka kërcënuar me jetë Erald Myftarajn që të tërhiqet nga gara për tenderin e ngrohjes në shkolla. Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve, Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqet, por ka denoncuar në policinë e Elbasanit.

Mbi bazë të këtij denoncimi blutë e Elbasanit vunë në pranga 3 persona dhe shpallën në kërkim një të katërt. Nga të dhënat në QKR, Shaqir Alcani rezulton pronar i kompanisë 'Alcani sh.p.k.', përfituese e 28 tenderave me vlerë 400 mijë euro, 13 prej të cilave i ka fituar më herët në bashkinë e Tiranës.

Sipas policisë ata kanë kërcënuar Eral Myftarjan se do ti vrisnin familjarët nëse nuk tërhiqej nga tenderi. Shaqir Alcani me të birin dhe mikun e tyre akuzohen për "Shtrëngim me anë të kanosjes” kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina dhe 8 aparate celulare.  

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Ora 13:47
Pistoletë në kokë për t’u tërhequr nga tenderi, kush janë at e bir që kërcënuan biznesmenin në Cërrik (FOTOT)
1681127278_888.jpg
Shaqir Alcani, Algert Alcani, Edmir Boci

Report Tv ka siguruar fotot e tre të arrestuarve nga policia në Elbasan të cilët akuzohen se kanë kërcënuar me pistoletë në kokë një biznesmen të tërhiqej nga tenderi që ka fituar në Bashkinë e Tiranës.

Në foto janë at e bir, Shaqir Alcani, 62 vjeç, dhe Algert Alcani, 27 vjeç si dhe bashkëpunëtori i tyre Edmir Boci, 37 vjeç.

Ora 13:40
Kanosja e biznesmenit në Cërrik, fituesi i tenderit dha ofertën më të ulët, kërcënuesit më të lartë

Biznesmeni Eral Myftaraj është kërcënuar nga biznesmeni Shaqir Alcani që të tërhiqej nga një tender ku ishin të dy konkurrues për ta përfituar.

Në bazë të të dhënave që disponon Shqiptarja.com më datë 4 prill biznesmeni Eral Mytaraj është shpallur fitues i një tenderi për blerjen e lëndëve djegëse dhe shpërndarje në objektet arsimore me kompania AL-MEXWOOD sh.p.k. Sipas të dhënave fituese është shpallur kompania AL-MEXËOOD sh.p.k. me ofertën më të ulët prej 63 859 260 milionë lekë.

Në garë ishte edhe kompania e Alcani sh.p.k e cila ka dhënë ofertën më të madhe prej 96 001 754.2 milionë lekë.

Po ashtu në garë ishte edhe kompania REDI PELLET sh.p.k, e cila është shkualifikuar pasi nuk plotësonte kriteret teknike.

Të dhënat e tenderit të fituar nga kompania ‘AL-MEXWOOD sh.p.k
Të dhënat e tenderit të fituar nga kompania ‘AL-MEXWOOD sh.p.k
Ora 12:17
‘Tërhiqu nga tenderi ose të vrasim!’, kush është biznesmeni që u kërcënua në Cërrik

1681121580_finalprojekt.00413215.Still034.jpg

Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona, të cilët i kanë kërkuar që të tërhiqet nga një tender që kishte fituar me kompaninë e tij.

Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërcënuar Myftarajn me jetë duke i thënë se do të vrasim.

Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t'i vrisnin anëtarët e familjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 007: 11/04/2023 19:28

    O Cekins, e njifke mire Aldin, gjysmen e Cekinit ka punesuar, mos harro qe eshte nip nga fis BEU

    Përgjigju
    • XHA JAHO: 12/04/2023 08:18

      OO7 ky eshte si ato kurvat nje here majtas nje here djathtas, te rroje ANASTASI se ky eeeeeheeee. te marri nje here hakun e xhajes qe iku per dhjam qeni pastaj te bej si garip cekini.

  • Iris: 11/04/2023 01:00

    Paskan fituar me pare 28 tendera,13 nga te cilat ne Tirane.Sa nga keto i kane fituar me kercenime e duke u vene koburen pas koke,duke detyruar forcerisht rivalet te terhiqen? Duhet bere nje hetim me i gjere.

    Përgjigju
  • XXX: 10/04/2023 21:29

    U bën katundarët gangstera. Ka ik koha e qafleshave o trulesha.

    Përgjigju
  • Tirona1: 10/04/2023 14:31

    Erali eshte cun tirone dhe bob. Katunaret kujtojne se bohet cdo gjo me tfort e ne 2023. Te ishte per tforte ju kishte vra te treve. Por ka ndryshu koha o katunare kriminela.

    Përgjigju
    • Cekini: 11/04/2023 00:31

      Aldi ska lidhje me tr o shok Katunar gramshi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?