Kryetari i bashkisë Klos, Ilmi Hoxha në një intervistë për Report Tv në lidhje me tërmetin 4.7 ballë me epiqendër në Klos, u shpreh se ka dëme vetëm në tre banesa. Dëmet nuk janë të konsiderueshme, tha ai po banorët janë shqtësuar.
'Për fatin e mirë nuk ka asnjë dëm vetëm një 3 banesa dhe janë dëme të pa konsiderueshme. Për momentin banorët janë shqetësuar dhe një pjesë prje tyre kanë dalë nga banesat. Bashkia Klos, ka planin e masave konkrete secili prej tyre që është i përfshirë do të veprojë sipas këtij plani. Patjetër që do ketë vlerësim të pronave.’- tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e disa qytete të vendit! Sizmiologu: S'ka vend për panik
M.Q.//ReportTv.al