Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Klos, vetëm 23 kliometra larg Tiranës e me thellësi 3 kilometra, ka tronditur mbrëmjen e sotme disa qytete të vendit. Tërmeti është shoqëruar edhe me pasgoditje të tjera duke shkaktuar jo pak panik tek qytetarët, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme të vogla materiale.
Lëkundje të forta janë ndjerë në Klos, Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec. Sipas ministrisë së Mbrojtjes deri tani raportohet raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.
Nga ana tjetër sizmiologu Rrapo Ormeni në një intervistë për Report Tv tha se ky tërmet është i zakonshëm për zonë, ndërsa theksoi se priten edhe pasgoditje. Sipas tij ky tërmet nuk shkakton dëme. Ormeni u shpreh se zona e Klosit është një zonë që ka tërmete të mëdha dhe gjithmonë i ka pasur rreth 5 ballë, e shtoi se nuk ka ven për panik.
Sipas raportimeve të korrespondentëve të Report Tv situata në qytetet ku janë ndjerë lëkundjet paraqitet e tillë:
Në qarkun e Dibrës, ku edhe ishte epiqendra e tërmetit, konkretisht në Klos, raportohet për dëme të lehta në disa banesa, kryesisht plasaritje muresh si dhe në disa oxhaqe, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banorët janë të shqetësuar pasi lëkundjet janë ndjerë shumë të forta.
Në Tiranë nuk raportohet për dëme materiale, por lëkundjet e forta kanë krijuar panik tek banorët, një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat.
Në Elbasan, lëkundjet janë ndjerë të lehta dhe nuk ka shkaktuar dëme në banesa.
Në Shkodër lëkundjet janë ndjerë të lehta dhe nuk raportohet për dëme. Lëkundjet janë ndjerë në katet e sipërme të pallateve.
Në Durrës është ndjerë i lehtë, por nuk ka shkaktuar panik tek banorët.
Edhe në Lezhë janë ndjerë lëkundjet sizmike, të cilët krijuan frikë dhe panik te qytetarët, ku po ashtu nuk kanë munguar ata të cilët kanë dalë nga banesat e tyre duke qëndruar në rrugë apo automjete, por nuk raportohet për dëme.
Nga Bulqiza ku edhe janë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Klos, korrespondenti i Report Tv ishte në një pallat që kishte dëme materiale që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por që plasaritjet ishin shtuar.
Kryefamiljari tha në një intervistë për Report Tv se ndihen shumë të frikësuar dhe se banorët e pallatit të gjithë kanë dalë jashtë nga banesa.
‘Tërmeti ishte shumë i fuqishëm, mbajti për disa sekonda. Kemi dalë nga banesa. Është çarë goxha nga lëkundjet e tërmetit të kaluar të gjithë banorët kanë dalë jashtë nga frika. Kanë dalë me fëmijët e vegjël dhe banorët janë shumë të shqetësuar. Natën kemi dalë të shohim të ndonjë mik i joni.- u shpreh ai.
Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.
“Një vale tërmetesh janë ndjere ne Tirane. Shërbimet tona te emergjencës kane kaluar ne gatishmëri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë ne nr.112 ose zjarrifikesit nr. 128! Kujdes per njeri-tjetrin! BASHKE “, shkruan Veliaj.
Kryetari i bashkisë Klos, Ilmi Hoxha në një intervistë për Report Tv në lidhje me tërmetin 4.7 ballë me epiqendër në Klos, u shpreh se ka dëme vetëm në tre banesa. Dëmet nuk janë të konsiderueshme, tha ai po banorët janë shqtësuar.
'Për fatin e mirë nuk ka asnjë dëm vetëm një 3 banesa dhe janë dëme të pa konsiderueshme. Për momentin banorët janë shqetësuar dhe një pjesë prje tyre kanë dalë nga banesat. Bashkia Klos, ka planin e masave konkrete secili prej tyre që është i përfshirë do të veprojë sipas këtij plani. Patjetër që do ketë vlerësim të pronave.’- tha Hoxha.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.7 ballë është ndjerë mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Tiranë. Tërmeti ka krijuar frikë dhe panik te disa qytetarët në kryeqytet, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre duke qëndruar në rrugë.
Lëkundjet sizmike kanë krijuar frikë dhe panik te qytetarët në Lezhë, ku nuk kanë munguar ata të cilët kanë dalë nga banesat e tyre duke qëndruar në rrugë apo automjete.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me tërmetin që lëkundi sot vendin.
'Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.'- njofton ministria e Mbrojtjes.
Sizmiologu Rrapo Ormeni në një intervistë për Report Tv tha se nuk ka vend për panik nga tërmeti. Sipas tij epiqendra ishte në Klos dhe ishte4.7 ballë i shkallës rihter.
‘Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Utet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale.- tha Ormeni.