Tërmeti 4.7 ballë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Dëme të lehta raportohen në Klos

15 Janar 2023, 23:05| Përditesimi: 15 Janar 2023, 23:07

  • Share

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me tërmetin që lëkundi sot vendin.

'Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.'- njofton ministria e Mbrojtjes.


Lajmi kryesor:

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e disa qytete të vendit! Sizmiologu: S'ka vend për panik


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?