"S'keni parë asgjë akoma" është një shprehje e cila identifikon kryeministrin Edi Rama, por kësaj here ajo është përdorur nga kryebashkiaku i Tepelenë, Tërmet Peçi. Teksa po inspektonin përfundimin e punimeve në by-passin e Tepelenës, Peçi i thotë Ramës "këtej s'kemi parë asgjë akoma". Kryeministri Edi Rama i buzëqeshur e përsërit edhe një herë shprehjen e tij, por kësaj radhe e thënë nga dikush tjetër.
Biseda e plotë
Rama: Do të shkojmë pak te kalaja?
Tërmet Peçi: Do shkojmë patjetër te kalaja. Te kalaja brenda apo këtej?
Rama: Edhe brenda dhe këtej
Rama: Këtej e pamë...
Tërmet Peçi: Jo, këtej s'kemi parë asgjë akoma
Rama duke qeshur: S'kemi parë asgjë akoma
Lajmi kryesor:
Hapet bypass-i i Tepelenës! Tërmet Peçi- Ramës: Rrugën e bëri komandanti im, si ti nuk ka! Kryeministri: Lëri këto, ishe xhep fals kur more detyrën (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al