Kronikë

Tërmetet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Vlorë, prefekti: Largojmë familjet në rrezik

21 Maj 2018, 12:50| Përditesimi: 21 Maj 2018, 15:54

  • Share

Pas lëkundjeve të shumta të tërmeteve që tronditën jugun e Shqipërisë, kryesisht qytetin Vlorës, është mbledhur këtë mesditë Shtabi i Emergjencave të Qarkut Vlorë.

Tërmetet kanë filluar prej mbrëmjes së 19 majit, ku deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm u regjistruar 14 lëkundje, ndërsa gjatë natës së kaluar janë shënuar 3 lëkundje. Tërmetet kanë krijuar panik te shumë banorë, të cilët kanë kaluar në qiell të hapur dy netët e fundit, por kanë sjellë dhe dëmtime të shumta, duke shkatërruar banesat.

Problemet më të mëdha janë shënuar në fshatrat Bashaj, Matogji dhe Vërmik, ku disa banesa janë të pabanueshme. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, ka deklaruar se do të largohen nga banesat familjet që rrezikojnë.

Familjet që rrezikojnë do të largohen nga banesat. Për banesat e tjera do të evidentohen dëmet.

Prefekti Flamur Mamaj

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?