Vijon paniku nga lëkundjet e tërmetit në qytetin e Vlorës. Banorët e fshatit Bashaj të qytetit bregdetar thonë se janë ndjerë sërish tre lëkundje tërmeti gjatë orëve të vona të natës së kaluar dhe në orët e para të mëngjesit.
Banorët tregojnë se tërmetet kanë qenë më të vogla se 14 lëkundjet e natës së 19 majit, të cilat sollën dhe dëmtime të shumta në banesa.
Megjithatë, tërmetet kanë krijuar sërish panik te banorët, të cilët kanë kaluar natën e dytë jashtë shtëpive të tyre. Lëkundjet janë ndjerë në disa fshatra, si në Matogji, Bashaj, Vërmik, etj.
Komento
Po hakmeret zoti me ju ,nga qe helmuat boten me hashashin qe keni mbjelle.. Aq shume.keni mbjelle aty sa krijuat termete ne nentoke
Përgjigju