Presidenti i SHBA, Joe Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë pas tërmeteve të forta që goditën vendin.
“Administrata ime është në kontakt me zyrtarët japonezë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez”, tha Joe Biden në një deklaratë.
“Si aleatë të ngushtë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësie që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez gjatë kësaj kohe të vështirë."
Lajmi kryesor:
Japoni, tërmet me magnitudë 7.6 ballë! Katër viktima, qindra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja! Nuk ka rrezik për cunami
B.K/ReportTv.al