Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin.
Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Stambollin, 151 të plagosur, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura ditët në vijim
H.K/I.M/ReportTv.al
