Pas tërmeteve të vitit të kaluar Drejtori i Institutit të Ndërtimit thotë se ka pasur një bum kërkesash nga bashkitë për të bërë ekspertiza në banesa. Sipas tij nuk mund të kontrollohet i gjithë territori por Zyrat e urbanistikës nëpër Bashki të dalin në terren dhe të bëjnë pasaportizimin e të gjitha objekteve sa është vjetërsia dhe cilat janë rrezikshmëria e tyre.
“Problematika e kontrollit të objekteve në konceptin tim si inxhinier është kryesisht në bashkitë. Zyrat e urbanistikës nuk duhet të jenë zyra vetëm për dhënie lejesh, por të kontrollit periodik në terren. Zyrat e urbanistikës shkojnë kontrollojnë dhe kur shikojnë që nuk janë të specializuara I ndërtohen institutit të ndërtimit. Zyrat e urbanistikës kanë për detyrë kontrollin dhe evidentimin dhe njëkohësisht pasaportizimin e të gjitha objekteve sa është vjetërsia dhe cilat janë rrezikshmëria e tyre. Instituti i Ndërtimit ndërhyn vetëm në ato vende ku e kërkojnë bashkitë dhe që kërkojnë një vlerësim të specializuar", tha Hysenlliu.
A ka pasur kërkesa për kontrolle?
"Në kërkesat për kontrollin e banesave e kemi pasur që përpara miratimit të ligjit, por tani pas tërmetit po kërkojnë të gjitha bashkitë dhe persona privat që t’ju bëhet akt ekspertiza e thelluar e objektit po është një pamundësi e madhe që ne të operojmë në të gjithë territorin, por duhet të bëhet seleksionimi i vjetërsisë së objektit, shkallës së dëmtimit dhe ndërhyrjeve që janë kryer në objekt”, thotë ai.
Sa i takon tërmetit të 26 nëntorit Hysenlliu thotë se ai ishte një shkollë fillimisht për inxhinierët e ndërtimeve.
“Në tërmetin e 26 nëntorit kam parë çudira nga më të ndryshmet. Katet shtesë dhe devijimet janë minimale aty ka shkelje urbanistike. Por ka edhe shkelje konstruktive janë vendosur shinat. Për të krijuar ambiente në ballkone që ka prishur punën e objektit, çarje të themeleve në pjesën fundore. Ka qenë shkollë e madhe edhe për inxhinierët, këto ndërhyrje janë bërë nëpër pallate nga njerëz të paautorizuar. Duhet të ndërgjegjësohen zyrat e urbanistikës, dhe ti jepet rëndësi kontrollit në territor”, pohon për Report TV drejtori i Institutit të Ndërtimit.
Tërmeti i 26 nëntori i vitit 2019 me magnitudë 6.3 ballë do të mbahet mend si një ditë e rëndë për shqiptarët, pasi shkaktoi 51 viktima, plagosi 900 të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz. Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202.291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore.
Lajmi kryesor:
Agron Hysenlliu për Report TV: Siguria e ndërtesave do testohet me ‘tërmete artificiale’! S’ka bilanc për 21 shtatorin, akt-ekspertizat i 'hodhi' poshtë 26 nëntori
//ReportTv.al