Kreu i Shtetit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit.
Pas ceremonisë, Meta shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.
Presidenti foli për situatën aktuale të pasojave të tërmetit, ku u shpreh se kjo është një fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi.
Meta tha se sot shpreson të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja.
Përveç nderimit të viktimave, Meta e quajti sfidë më vete akomodimin afatshkurtër për të gjithë dhe më pas për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale ashtu si më parë.
Lajmi kryesor:
75-vjetori i çlirimit mes dhimbjes dhe lotëve nga tërmeti/ Rama krah Metës tek Varreza e Dëshmorëve (VIDEO)
/b.ha./ReportTv.al