Tërmeti shkatërrues që goditi Haitin një ditë më parë ka lënë pas një bilanc të rëndë viktimash. Deri më tani raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 724, nga 300 që ishte paraditen e ditës së sotme. Ndërsa, 2.800 persona kanë mbetur të plagosur.
Përditësimi i të dhënave u bë me dije përmes një deklarate nga Mbrojtja Civile e vendit, ndërsa zyrtarët u shprehën se puna e grupeve të kërkimit po vijon ende.
Lajmi kryesor:
Tërmeti shkatërrues goditi Haitin, mbi 700 persona të vdekur! Qytete të rrafshuara! Momenti prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat
SI.E./ReportTv.al