Politikë

Terrorizoi turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima mbështetës i flaktë i PD, hipën mbi makinë me 2 gishtat lartë si Basha (VIDEO)

24 Prill 2021, 15:56| Përditesimi: 24 Prill 2021, 16:23

  • Share

I famshmi Mihal Kokëdhima i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine  me turistë spanjollë dhe i dhunonte ata, duke tronditur opinionin publik, është një mbështetës i flaktë i PD në këto zgjedhje. Në videon e siguruar nga Report tv ai shihet mbi një makinë në një miting të PD dhe ka ngritur 2 gishtat lartë duke ndjekur stilin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Mihal Kokëdhima, u arrestua pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e makinës  që ata kishin marrë me qira, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata duke u thyer xhamin  e përparmë të automjetit.

E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në "Porto Palermo" të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë. Vetë Kokëdhima i cili shfaqej në video me sjellje në kufijtë e çmendurisë ndaj turistëve, atëherë pretendoi se ishin turistët që tentuan ta shtypnin me furgon dhe se ai iu hodh makinës për të shpëtuar.

Por ky nuk  është i vetmi rast, pasi Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje në gusht të 2020 pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai. Mënyra si ai iu fliste këtyre personave ishte skandaloze me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet. 'Ik nga prona ime gjej rrugën nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipesh mbi gardh une e kam rrethuar ti' dëgjohet në video Kokëdhima.

Komento

Komente

  • Berat: 25/04/2021 21:01

    Ja ka mar doren makinave ky moter shqyeri

    Përgjigju
  • vjeshta: 24/04/2021 23:01

    Po pse i bëni jehonë këtyre idiotëve?!

    Përgjigju
  • mihali: 24/04/2021 22:31

    do ta bej hoteli me 8 kate se do ma jap lejen partia ime pastaj do te me shifni mua do tju rrjep fare..100 euro peshkun do tjua jap ..pullcisni nga inati do tju rrjep more fare..

    Përgjigju
    • Julia: 25/04/2021 00:42

      Oh mihal moterqiri, ne dete do te hedhim te hane peshkaqenet oh fshatare muti oh qelbesire

  • xXx: 24/04/2021 21:52

    Mihal...peshkun mos harro peshkun...

    Përgjigju
  • Pallmall: 24/04/2021 19:43

    E sigurt nga qe eshte shkodran 24 karatesh prandaj voton PD... hajde pallmall hajde... po per ke do votoje mbasi i prishen cdo gje per mamicen.... hahhahahaha

    Përgjigju
  • Selenicë: 24/04/2021 19:42

    Mihalë është patriotë i madh, ka mbajtur me bukë e ngrohtë shumë vajza që çonin në shtëpi trasta me bukë. Por vlonjëtët e shkatërruanë na zilija. Gjynahë!

    Përgjigju
  • sofo: 24/04/2021 19:09

    Sigurisht qe PD kete kontigjent perkrah dhe me keta krenohet....

    Përgjigju
  • Sifi: 24/04/2021 17:46

    Mendja eshte gje e madhe per njeriun.Ky nuk hyn as te kafshet

    Përgjigju
  • Beni: 24/04/2021 16:13

    Kontigjen Ilir Mete,te çmendurit gjithmone bashke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?