Kronikë

Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 12 kilometra! Situata problematike prej 5 ditësh

4 Shtator 2021, 18:58| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 19:50

  • Share

KUKËS- Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi ose ndryshe do të karantinohen shtatë ditë dhe kjo prej 5 ditësh ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë me radhë kilometrike autormjetesh që presin në doganë.  Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar.

Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit, për të hyrë në Kosovë duke krijuar një trafik të dendur! Trafiku në segmentin  Bardhoc - Morine i Rrugës së Kombit dhe shkon deri në 12 kilometra. Qytetarët të rovultuar i bijnë borive të makinave. 

Nga data 31 gusht, në Kosovë u futën në fuqi masat e reja anti-COVID të cilat do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Nga kjo masë u prekën edhe shtetasit shqiptarë, të cilët tashmë janë bllokuar në trafik në pikën kufitare në Morinë. Ndryshe nga Kosova, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë mund të futen lirisht pasi vendi ynë nuk ka të vendosur asnjë masë kufizuese deri të hënën më 6 shtator kur hyjnë në fuqi masat e tjera. 

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë këto masa kufizuese, me qëllim të kufizimin e pandemisë COVID-19, pasi situata me koronavirusin në vend është përkeqësuar, ku vihet re një rritje e ndjeshme e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar me një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në  21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme. Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës. Ndërsa, qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë me 13 shtator, nga data 1 që ishte parashikuar nisja.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo albin bq: 05/09/2021 06:57

    Kush ja ben ket gja popullit vet vetem ti . Ti refuzove dhe vaksinat nga shqiperia e tash po vdesin si mizat njerzit atje o i poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?