Kronikë

Testi i shpejtë monopol i privatit në kufi, Tomini në Report Tv: Janë licencuar 10 kompani private për kryerjen e tyre! Çmimet vendosen nga këto struktura sipas legjislacionit në fuqi

6 Shtator 2021, 17:25| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 20:32

  • Share

Nga dita e sotme kushdo që do të hyjë në Shqipëri duhet të ketë pasaportë vaksinimi, test PCR negativ ose do të karantinohet për 10 ditë. Kjo ka bërë që në të gjithë pikat kufitare të vendet të hapen pika testimi për 'rapid test' që i bëjnë vetëm disa kompani private dhe janë më të shtrenjtat në rajon dhe botë ku shkojnë deri në 25 euro. Report Tv ka ngritur pyetjet se pse Ministria e Shëndetësisë nuk e liberalizon tregun dhe këto të bëhen në farmaci dhe më lirë si kudo në botë? Këtyre pyetjeve zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini iu përgjigj me faktin se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret dhe indikatorët që duhen respektuar për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë.  

“Rekomandimet e komitetit të eksperteve kanë qenë se një ndër kriteret është testi PCR dhe që nga 30 gushti deri tani njoftimi i popullatës si brenda dhe jashtë vendit për kriteret që duhet të plotësojnë  kanë një informacion paraprak. Njerëzit duhet të kenë me vete një test PCR ose test të shpejtë me vetë dhe nëse shqiptarët që nuk e kanë dhe i  kapur hyra  në fuqi e masave në kufi do të karantinohen për 10 ditë. Për sa i përket licencimit të laboratorëve jopublik janë në ëeb-in e Ministrisë së Shëndetësisë të 10 laboratorët e licencuar që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të kryer testin e PCR dhe atë të shpejtë në bazë të monitorimit nga strukturat përgjegjëse që bëjnë licencimin e tyre”, tha Tomini.

E pyetur pse testi i shpejt shkon deri në 25 euro, ndërkohë që në Itali nuk shkon më shumë se 15 euro, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.Në lidhje me liberalizmin e tregut për bërjen e këtyre testeve të shpejta kudo, Tomini këmbënguli se vetëm kompanitë e licencuara kanë pasur aftësinë të plotësojnë kriteret që duhet për testit ndaj COVID-19.

“Tarifat janë strukturat jopublike që e vendosin sipas legjislacionit në fuqi, vlerësimi i tarifave të tilla bazohet në rregulloren e licencimit të këtyre laboratorëve, ashtu si ka përvijuar edhe testi administrativ për t’u kryer nga laboratorët jopublikë ka përvijuar edhe për kryerjen e testit të shpejtë në pikat të caktuar qoftë edhe në pikat doganore. Laboratorët që janë certifikuara kanë aftësitë dhe kapacitetet teknike dhe kanë kaluar në sitën e kritereve të të gjithë indikatorëve që duhet të kryhen testet PCR apo testit i shpejtë”, tha Tomini.

Rritja e rasteve e të infektuarve me COVID, Tomini tha se mbizotëron varianti Delta, ndërsa rritja e shtrimeve në spital çoi në hapjen e COVID 3. Ajo sqaroi se në COVID 3 do të shkojnë rastet që nuk janë agresive apo janë në fund të kurës së tyre ndaj COVID.

“Aktualisht në të gjithë mostrat e testuar në laborator kemi një sundim të variantit Delta në vend. Aktualisht rastet që e kanë kaluar fazën akute apo agresive në shtrimet spitalore ne Infektiv, ata raste transferohen përkundrejt COVID 3”, tha ajo.

Në fund Tomini e mbylli me një apel për të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për të marrë të dyja dozat e vaksinës.  

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 06/09/2021 17:45

    Kjo esht vjedhje e popullit ne menyr te organizuar Me keto pseudo teste grabiten te gjith emigranete dhe fitimet hyjn ne menyr te padrjet ne xhepat e miqve te politiqeneve

    Përgjigju
    • Jack: 30/09/2021 19:59

      Testi PCR ne Itali koston 90 EURO. Ndersa ne aeroport 130 EURO

  • Antonio: 06/09/2021 17:32

    PCR dhe testet e shpejta duhet të bëhen vetëm nga spitalet jo nga laboratorët ose klinikat. po bëhet një "borsa" e cila është më e rrezikshme për Shqipërinë atje.

    Përgjigju
  • valentina: 06/09/2021 16:23

    per te gjithe ata qe nuk e dine kosto per nje rapid test eshte vetem 0.7 cent, dhe 10 kompanite qe zoterojne te drejten e kane BLERE ne shtet licencen sa frengu pulen (eugena e di mire kete gje qe nuk e kan fituar por zoteruar me ane te korrupsionit) ne keto rrethana kompanite nuk mund ta ulin cmimin e testit sepse dalin me kepuce te kuqe. bejne mire prokuroret ta lexojne kete postimin tim dhe ti hyjne hetimeve sepse eshte gjynah dhe turp se si vidhen taksapaguesit e ketij vendi. dhe ju si media e lire mund te investigoni nese vertete jeni ne krah te qytetareve sic thoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?