TIRANË- 13 rastet e dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative!
Sonte në mbrëmje ka përfunduar testimit i 5 rasteve të fundit dhe në përgjigje të këtyre analizave ka rezultuar se në Shqipëri nuk ka raste të prekura me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se që me përhapjen e këtij virusi, kryesosht me mbërritjen e tij në Itali, janë shtuar masat në Shqipëri, ku deri më tani janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komunitare.
Theksin vendosin që qytetarët t'u referohen vetëm burimeve zyrtare duke i garantuar se do t'u ofrojnë informacione të përditësuara në çdo moment.
"Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut", njofton ministria.