Shëndeti

Tetori rozë, mjeku Avdia thirrje grave dhe vajzave: Bëni kontrolle! Kanceri i gjirit në 90% të rasteve është i shërueshëm nëse zbulohet herët

1 Tetor, 09:16| Përditesimi: 1 Tetor, 09:27

  • Share

 

Dr. Ibrahim Avdia, mjek kirurg i njësisë së Kirurgjisë Onkologjike dhe Terapisë intensive, iu ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të shfrytëzojnë këtë muaj dhe të bëjnë kontrolle për kancerin e gjirit. Mjeku thotë se kanceri i gjirit, në mbi 90% të rasteve, nëse diagnostikohet herët, është i shërueshëm.

“Të dashura gra dhe vajza, sot është 1 tetori, muaji i sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit. Ju bëj thirrje që të vini dhe shfrytëzoni të gjitha mundësitë për të bërë ekzaminimet mamografike dhe çdo vizitë tjetër në të gjitha institucionet shëndetësore, qoftë ambulanca, mamografi të lëvizshme, qendra spitalore, për të bërë një diagnozë sa më të hershme. Diagnostikimi i hershëm është baraz me jetë. Kanceri i gjirit kur indentifikohet hershëm është mbi 90 e ca përqind i shërueshëm. Diagnoza e hershme dhe ekzaminimet bëjnë që të kanalizojmë trajtimin sa më adekuat të kancerit. Çdokush që ka pasur në familje një rast me kancer gjiri të nxisë motrën, nënën, dhe të njohurën që të bëjnë mamografi. Këtë sëmundje, nëse bëhemi të gjithë bashkë, arrijmë ta mposhtim.”, tha mjeku.


Lajmi kryesor:

'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Mjeku Avdia: Bëni kontrolle, në mbi 90% të rasteve është i shërueshëm nëse zbulohet herët


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?