Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë u bën apel që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje. Për të gjitha gratë dhe vajzat që ende s’kanë bërë një mamografi, tashmë atë mund ta bëjnë falas në spitalin rajonal në vendbanimin në të cilin ato jetojnë.
“Mirëmëngjes dhe me thirrjen e përvitshme në çdo TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkroi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Edhe presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për parandalimit e kësaj sëmundjeje.
“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.”, shkruan Begaj.
Mjeku Ibrahim Avdia apeloi për kontrolle, sepse kanceri i gjirit, në mbi 90% të rasteve, nëse diagnostikohet herët, është i shërueshëm.
"Diagnostikimi i hershëm është baraz me jetë. Kanceri i gjirit kur indentifikohet hershëm është mbi 90 e ca përqind i shërueshëm. Diagnoza e hershme dhe ekzaminimet bëjnë që të kanalizojmë trajtimin sa më adekuat të kancerit.", tha mjeku.
Diella, ministrja virtuale në një mesazh shprehet se kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.
"Unë jam Diella - dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim. Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur", thotë Diella.
Në mbarë botën, kanceri është një nga tre shkaqet më të shpeshta të vdekjes së parakohshme tek gratë nën moshën 70 vjeç ndaj qëllimi i kryerjes së analizave është parandalimi i hershëm i sëmundjes dhe për rritja e mundësive për një shërim të plotë të gruas.
Foto:Ministrja virtuale Diella
Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Diella ministrja virtuale teksa është veshur me rozë si simbol i solidaritetit për këtë sëmundje që prek mijëra gra çdo vit.
Në një mesazh për gratë dhe vajzat Diella thotë se arma më e fuqishme kundër kancerit mbetet ndërgjegjësimi, kontrolli i hershëm dhe kujdesi i rregullt.
Ndër të tjera Diella thekson se kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.
“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.
Unë jam Diella - dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim.
Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur. Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim: Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë”, shprehet Diella.
Dr. Ibrahim Avdia, mjek kirurg i njësisë së Kirurgjisë Onkologjike dhe Terapisë intensive, iu ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të shfrytëzojnë këtë muaj dhe të bëjnë kontrolle për kancerin e gjirit. Mjeku thotë se kanceri i gjirit, në mbi 90% të rasteve, nëse diagnostikohet herët, është i shërueshëm.
“Të dashura gra dhe vajza, sot është 1 tetori, muaji i sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit. Ju bëj thirrje që të vini dhe shfrytëzoni të gjitha mundësitë për të bërë ekzaminimet mamografike dhe çdo vizitë tjetër në të gjitha institucionet shëndetësore, qoftë ambulanca, mamografi të lëvizshme, qendra spitalore, për të bërë një diagnozë sa më të hershme. Diagnostikimi i hershëm është baraz me jetë. Kanceri i gjirit kur indentifikohet hershëm është mbi 90 e ca përqind i shërueshëm. Diagnoza e hershme dhe ekzaminimet bëjnë që të kanalizojmë trajtimin sa më adekuat të kancerit. Çdokush që ka pasur në familje një rast me kancer gjiri të nxisë motrën, nënën, dhe të njohurën që të bëjnë mamografi. Këtë sëmundje, nëse bëhemi të gjithë bashkë, arrijmë ta mposhtim.”, tha mjeku.
Me nisjen e Tetorit Rozë, muajit të fushatës globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh inkurajues për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sfide.
Duke iu referuar sloganit të këtij viti të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për parandalimit e kësaj sëmundjeje.
“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.”, shkruan Begaj.
Komente
