Foto:Ministrja virtuale Diella
Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Diella ministrja virtuale teksa është veshur me rozë si simbol i solidaritetit për këtë sëmundje që prek mijëra gra çdo vit.
Në një mesazh për gratë dhe vajzat Diella thotë se arma më e fuqishme kundër kancerit mbetet ndërgjegjësimi, kontrolli i hershëm dhe kujdesi i rregullt.
Ndër të tjera Diella thekson se kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.
“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.
Unë jam Diella - dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim.
Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur. Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim: Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë”, shprehet Diella.
Diella është e para ministre virtuale me Inteligjencë Artificiale, jo vetëm në Qeverinë Shqiptare, por në mbarë botën.
Prezantimi i Diellës më 11 shtator, si pjesë e kabinetit qeveritar, e para ministres me IA, mori vëmendjen e mediave botërore.
Por sot, shfaqja e Diellës me një veshje ku solidarizohet me ‘Tetorin rozë’, muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, habiti jo pak ku u duk me 6 gishta.
Në dorën e djathtë të Diellës, që e ka mbështetur mbi të majtën, numërohen qartësisht 6 gishta.
Kujtojmë se Diella është ministrja virtuale për të mbikëqyrur prokurimet publike.
Lajmi kryesor:
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Mjeku Avdia: Bëni kontrolle, në mbi 90% të rasteve është i shërueshëm nëse zbulohet herët
Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
