Shëndeti

‘Tetori Rozë’, specialisti i ISHP për Report Tv: Vitin e kaluar 800 raste me kancer gjiri! Moshat më të prekura mbi 50 vjeç (VIDEO)

1 Tetor, 12:40| Përditesimi: 1 Tetor, 13:00

  • Share

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili shënohet çdo vit me qëllim sensibilizimin e publikut për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Alban Ylli, specialisti në ISHP, i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se moshat më të prekura janë gratë mbi 50-vjeç.

“Kemi një rritje për bërjen e mamografisë - 25 mijë gra. Objektivat tona prej 50 mijë në vit nuk ka kaluar akoma. Gratë të shkojnë në spitalin më të afërt të bëjnë mamografinë. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar mbi 800 raste - një nga shifrat më të larta. Çdo vit kemi një rritje me 2% më shumë. Moshat më të prekura janë 50 vjeç, rreth 78%. Në Europë jemi një nga pesë vendet që kanë më pak risk për tu prekur nga kanceri i gjirit”, tha Alban Ylli.

Ylli theksoi kanceri mund të prekë çdo njeri dhe fakrorët që ndikojnë janë kequshqyerja, mungesa e aktivitetit fizik; konsumimi i alkoolit; plakja e popullsisë.

“Është e vështirë të ndërtosh një profil për gratë e prekura me kancer në Shqipëri. Mund të hapet te kushdo. Faktorët që ndikojnë janë -  te gratë që kanë pasur nje të afërm - të trashëguar; Sa më pak fëmijë, rrisin riskun e kancerit; kequshqyerja; mungesa e aktivitetit fizik; konsumimi i alkoolit; plakja e popullsisë”, theksoi ai teksa shtoi se risku më i lartë është në zonat urbane, se gratë që jetojnë në fshat.

Sa i përket se në cilat qytete të vendit ka më shumë raste me këtë sëmundje, specialisti tha se Durrësi, Korça, Tirana dhe Fieri janë me risk më të lartë se qytetet e tjera.

Ndërkohë kanceri i gjirit nuk prek vetëm femrat, por edhe meshkujt. Kështu vitin e kaluar 14 meshkuj janë diagnostikuar me këtë sëmundje.

"Kanceri i gjirit nund të prekë edhe meshkujt, por është shumë i ulët në krahasim me femrat. Në 100 raste te femrat ne kapim një te meshkujt. Vitin e kaluar 14 meshkuj janë diagnostikuar me këtë sëmundje", tha Ylli.

Në fund në një mesazh për të gjitha gratë, Ylli tha se nëse ato shohin ndryshime të normalitetit të gjirit duhet të vizirohen te një mjek specialist.

 "Kanceri i gjirit, i mushkrive, i zorrës së trashë apo ai i stomakut janë gjithmonë në rritje" përfundoi ai.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?