TIRANE - Teksa radhit tetë hapat që sipas tij përbëjnë tentativat për krijimin e një grushti shteti nga mazhoranca, për të marrë të gjitha pushtet në dorë, Ilir Meta thotë se hapi i fundit që i ka mbetur është ta shkarkojnë si president. Shkarkimi sipas tij, do të vijë me porosi të UDB-së "për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar", siç ai shprehet. "Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhtari", thekson Meta teksa u bën thirrje qytetarëve që të dalin në tubim më 2 mars në orën 17:00 pranë Kryeministrisë kundër grushtit të shtetit. "Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!", përfundon Meta.
Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar me 8 pika atë që sipas tij është grusht shteti i organizuar nga mazhoranca. Zgjedhjet e 2017-ës i quan të vjedhura duke përmendur rastet në Dibër dhe Shijak që janë nën hetim nga prokuroria. Meta e bën mazhorancën përgjegjëse të daljes nga Kuvendi të opozitës dhe e quan të paligjshëm parlamentin aktual. Fakt tjetër për t'i dhënë formë grushtit të shtetit që ai synon, Meta përmend edhe rezolutën që rrëzoi dekrtetet e tij për shtyrje dhe datë të re të zgjedhjeve vendore te 30 qershorit që ai i quan të paligjshme. KÇK-ja merr gjithashtu kritikat e tij, të cilën e quan asgjësim të drejtësisë në mënyrë që të mos zbulohen sipas tij, korrupsionet e qeverisë. Anti-shpifja është hapi i gjashtë sipas Presidentit, që tregon se qeveria do të kapë edhe median.
Më kryesorja, e radhitur si hapi i shtatë nga Meta, është sipas tij procedura e ndjekur për emërimin e gjyqtarëve kushtetues, që megjithë ngërçin politik e institucional të krijuar, në përfundim në karrigen e gjyqtares në këtë institucion u ul Marsida Xhaferllari e zgjedhur nga Meta, dhe jo Arta Vorpsi. Meta akuzon edhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj si pjesë të grushtit të shtetit, pasi ka kërkuar botimin në Fletoren zyrtare të vendimit të pikëzimit të KED-së ku Arta Vorpsi radhitej e para, një vendim që në fakt nuk dha ndonjë ndikim në ndryshimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim, Meta e mbyll me miratimin e ligjit që i heq presidentit kompetencën për organizimin e ceremonisë së betimit të gjyqtarëve të rinj kushtetues.
Statusi i plote i Ilir Metës
Hapi i parë
Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, duke përdorur çunat problematikë, sipas dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, që lëvizin si top ping-pongu nga një zyrë e prokurorisë në tjetrën.
Përdorimi i Policisë së Shtetit në manipulimin e zgjedhjeve, siç rezulton në këto dosje, e frymëzuar edhe nga thirrja publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj çdo polici për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.
Hapi i dytë
Kapja në mënyrë anti-kushtetuese e Prokurorisë me 69 vota (nga 84 vota të sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me unanimitet me 140 vota), dhe bashkë me të edhe hetimin për të siguruar pandëshkueshmërinë totale të tyre, për të mbyllur çdo çështje penale që rëndon mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre, për ta përdorur si mjet shantazhi ndaj kundërshtarëve politikë.
Hapi i tretë
Provokuan braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe vrapuan për të zëvendësuar 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, në mënyrë anti-kushtetuese e të paligjshme, vetëm me një akt administrativ. Edhe sot pas një viti, Parlamenti është në gjendje të rëndë anti-kushtetuese (122 deputetë me letra nga 140 që kërkon Kushtetuta).
Hapi i katërt
Përmes Parlamentit monist miratuan Rezolutë kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit. Organizata rilindase e partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve arriti deri aty sa rrëzoi edhe dekretet e Presidentit duke dhunuar haptas Kushtetutën.
Mosbotimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare në kundërshtim me ligjin.
Organizuan zgjedhje të paligjshme njëpartiake, kapën 100% pushtetin lokal dhe të 61 Bashkitë u bënë moniste, bashkë me Këshillat e tyre.
Hapi i pestë
Miratuan KÇK për të asgjësuar totalisht drejtësinë e për ta futur plotësisht në thundrën e qeverisë dhe të policisë, për të mbyllur çdo mundësi për ndëshkimin e kriminalizimit dhe korrupsionit të Rilindjes, si dhe për të përgjuar në mënyrë mafioze e të paligjshme këdo që i denoncon dhe thotë të vërtetat për ta.
Hapi i gjashtë
Për të kapur përfundimisht median dhe AMA-n, miratuan ligjin e ashtuquajtur “Anti-shpifje”, megjithëse Këshilli i Europës ishte totalisht kundër, aq sa u detyrua që po vetë ta çojë në Komisionin e Venecias.
Hapi i shtatë
Tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës e ligjit nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, duke bërë pjesë të grushtit të shtetit të gjithë institucionet e kapura totalisht nga qeveria. Ky hap kishte për qëllim asgjësimin përfundimtar, jo vetëm të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, por edhe të çdo mundësie për llogaridhënie në Republikën e Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje edhe sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Hapi i fundit
Miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (pa pritur Komisionin e Venecias që e kërkuan vetë), për të futur si anëtarë të saj Dvoranët, Artat dhe Etildat e Rilindjes.
Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar.
Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari.
Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar.
Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!
E cmendi Edi fare kete palo president e qiti nga binaret
PërgjigjuO Mete a je pjese e baes? Na thuaj o koliqe
PërgjigjuKettemin o Mete e ke te sigurte
PërgjigjuPaska ik per lesh fare,Edi Rama po ben sehir dhe e le te degradoje cdo dite e me shume,e le qellimisht te behet gazi i botes me keq se eshte bere.
PërgjigjuO bo bo iku ky paska p**rdh fare ncnc e mjera Shqipëri me këtë president paranoiak.. Lidheni dhe shtroheni në psikiatri i bëni mirë si Metës dhe shoqërisë.
PërgjigjuZoti Meta po luan nje teater ,qe nuk ka asnje lidhje me kushtetuten, por luften e pa princip me mazhorancen qe te zgjodhi ,duke shkelur betimin per te qene mbi palet dhe simbol i unitetit kombetar . Rruga me e mire eshte doreheqja dhe vazhdimi i drejtimit te opozites.Vetem per thirrja qe populli te ndjeki me 2 Mars, eshte antikushtetuese Mazhoranca eshte e zgjedhur nga populli dhe jo nga UDB. Dhe fakti se kjo qeveri ka ne plan te ndryshoje presidentin, qe te ndryshojne kufijte e Kosoves eshte nje budallallek ,qe as kalamajte nuk e pranojne ,se Kosova eshte shtet i pamvarur dhe ka qeverine e saj qe i del zot fateve te saj
PërgjigjuU bone per te qajt hallin,le kokrren e nomit o ...
PërgjigjuLike nuk te pijne uje keto sofizma bajate ordinere,ti je nje percares i lig i pashoq por keto brockulla qe nxjerr nga goja te kane ulur fare,me Qim Peken e Bes Kallakun ke te "ardhme te ndritur" perpara.
PërgjigjuEdi Rama e le qellimisht te degradoje cdo dite e me shume,e te behet gazi i botes sic eshte bere.
PërgjigjuDhe bajga e lopes ka vler me shume se nje palaco President
PërgjigjuDhe hapi i fundit hengsh koken tende o pacavure se na merove.
PërgjigjuOooooo ik se le nom o enver hoxha, ik ne psikiatri o psikopat
PërgjigjuKy paska rrjedhur fare nga trute e kokes,e ka zene mallkimi i popullit!
PërgjigjuSi Diktatorit Hoxha ,,tani qe ka ardhur koha te Direzoje tek SPAK Milionat e vjedhura dhe Burgu Po ashtu e prete. Ky na nxorri Armiqte e Popullit . Paskan filluar Brekushet ti mbushi me Uje Trimi i Skraparit ..
PërgjigjuMos u lodhni coronavirusin e keni ne Presidence ne tre forma Like-Blushi-Dervishi!
PërgjigjuE zbulove grupin e ri “armiqësor” o gamor?
PërgjigjuLike sapo e trembe larasken qe rrinte ne dritaren time,hahahaha cfare teatri i shemtuar.
PërgjigjuTe te shkarkojne nje ore e me pare,jane shume te vonuar,ti nuk mund te qendrosh asnje dite me shume ne ato zyra bashke me ata halabak keshilltare servile e bajat qe te ndjekin ne cmendurine tende.
PërgjigjuO flori e ke marre me revan shume e koken tende do thyesh,president kunder Qeverise nuk gjen ne asnje vend,duhet patjeter ta cojne ne psikiater,shenjat e histerise se tij te pakontrolluar e tregojne plotesisht kete,ky dordolec te shkoje ne cmendi te kurohet e me pas pas hekurave.
PërgjigjuTe zente coronaviruesi e te shpetojme nga ky monster president,marsh me vete dhe mikun e zemres Sal Berishe krimineli,jeni si dy pika uji te dy plehrat e ketij vendi.
PërgjigjuReçi po te pret me padurim Liro
PërgjigjuOrganet e Drejtesise duhet te nderhyne per te izoluar kete sharlatan qe po e cmend popullin cdo dite,duke nxjerre ato pacavure kujton se bind njeri pervec Qim Pekes e Bes Kallakut??
PërgjigjuMbete duke llapur o ditzi,ky kryehajdut president te shkarkohet nje ore e me pare nga Parlamenti,se po na i shpif cdo dite e me shume,nje bandit president e turpshme.
PërgjigjuMor po ky Ilir Meta eshte ne vete apo jo? Ca i di Shqiptaret ky budallenj? Ndoshta nuk ka faj sepse e vodhi kete popull 20 vjete dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Te tete hapave te tij kam vetem nje pergjigje, Amerika dhe Europa nuk jane loqe qe mund ti besh budallenj ti dhe Edi Rama. Prandaj prite me qetesi fundin e merituar tendin. Ne burg.
PërgjigjuSPAK- u duhet te veproje me shpejtesi per te izoluar ne “Karantine”kete vemje te shoqerise.
PërgjigjuAte gisht qe e mban po ngritur vere atje ku din se je bere per te trembur laraskat koke shtypur,na i shpife monster.
PërgjigjuI pafytyre qe mbete ne TV,cdo dite e me shume degradon ne cmendurine tende ordinere Like ziu.
PërgjigjuMbylle ate goje hale,o kok rjepacuk se na hape barkun,mos e kujton gje per budalla popullin ti i cmendur,nje kryehajdut e kryebandit President,e turpshme per ata qe ju vune.
PërgjigjuO Ed Rama, po shkarkoje o burre...
PërgjigjuI pafytyre dhe i pacipe,ke 30 vjet qe vetem vjedh e percan me ligsine qe ke si njeri,je nje kryhajdut i pashpirt e i pangopur,si munden te benin President ty halabak shpirt katran.
PërgjigjuHapi i fundit te zente Coronavirusi ty Ilir Meta dhe gjithe shpures tende te neveritshme.
PërgjigjuHapi i nente dhe me i rendesishmi te zente coronavirusi Like,ty dhe atje ku te dhemb me shume.
PërgjigjuTete hapa e ke larg sheshin nga do te besh terror ne oren 17.00 per gjithe naten me huliganet qe do te bjere ramushua nga kosova, e horrat e pd,se ata te lsi tende dhjesin ne breke, ata vetem leka duan e do fshihen si minjte, mos i lini te traumatizojne qytetaret se boll jane te traumatizuar nga termeti e koronaviruesi,plehra qe ngrihni popullin per pasurite qe u vodhet, mos u pafshi hajrin.
PërgjigjuLesh me qime o hasime ti ke ikur per leshe
PërgjigjuO ilir o florir mere me qetësi e me dashuri se Reçi po të pret ti hidhu përpjet ska Zot që të shpëton o iliri kakasut o iliri maksut.
PërgjigjuPo ik ore ... ku e kemi ne me djen ku e e ti ... pisi ndyr
PërgjigjuHapi i 9-te Arresti ne Flagrance i Mutes, Hapi i 10 - Denimi perfundimtar dhe “mbarimi i “sages” Muta!
PërgjigjuHapi i nëntë Brekët dhe cizmja e Monës që jep dhe bënë cdo gjë për atë karr_ige që keni 30 vjet që po e ngrohni duke vjedhur përditë gjakun e Shqipëtarve...
PërgjigjuNe burg e ke vendin hajdut
Përgjigju