Edlir Tetova

Teuta i bën dëm një durrsaku, Egnatia shkarkon trajnerin

15 Tetor 2022, 21:23| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 21:27

  • Share

Edlir Tetova nuk është më trajner i Egnatias. Humbja e sotme 1-2 me Teutën në Rrogozhinë ka qenë fatale për 39 vjeçarin, që pas një takimi me drejtuesit nuk është më pjesë e skuadrës. Pas eksperiencës si zëvendëstrajner i Tiranës dhe drejtimit të Ulpianës në Kosovë, eksperienca e tretë për Tetovën nuk është mbyllur mirë.

Në javën e tetë të sezonit në Superligë, presidenti Agim Demrozi ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin, që e drejtoi skuadrën në tetë ndeshje të kampionatit dhe dy në Kupën e Shqipërisë. Vetëm nëntë pikë pas tetë javëve dhe humbja në shtëpi me Teutën kanë qenë fatale. Dy fitore, tre barazime dhe tre humbje për Tetovën në stolin e Egnatias. Kujtojmë se gjatë merkatos së verës ekipi nga Rrogozhina ishte më aktivi në merkato, duke bërë 20 ndryshime në ekip, me drejtuesit që kërkojnë pozicion më të lartë në klasifikim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?