Thaçi në Hagë/ Balla: Ju duket e rastësishme që Berisha s'lë studio pa e bërë pis figurën e ish- presidentit? Mua jo! (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 21:54| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 22:34

  • Share

Taulant Balla, tha se Shqipëria ka zgjedhur instrumentin e duhur për të hedhur poshtë akuzat se ish- drejtuesit e UÇK-së, kanë kryer krime lufte në Shqipëri. Balla i quan aspak rastësore akuzat e ish- kryeministrit Sali Berisha në drejtim të ish- presidentit njëkohësisht edhe drejtues i UÇK-së, Hashim Thaçi në një kohë kur ky i fundit përballet me drejtësinë në Hagë.

"Ne kemi marrë një kërkesë nga Vetëvendosja që prej 2 muajsh për një draft rezolutë për të dënuar genocidin serb në Kosovë, nga parlamenti shqiptar. Që nga 1991 Kuvendi ka miratuar 8 rezoluta me përmbajtje që dënon gjenocidin serb në Kosovë, ka bërë dhe nja 12 deklarata për ta dënuar. Kujtoj që Kuvendi i Shqipërisë edhe pse citoj që me vonesë, ka ngritur një Komision të Posaçëm për t'u shprehur përkundrejt të pavërtetave të ngritura në një raport të miratuar nga Asambleja. Ose ka qenë e painformuar mbi këtë veprimtari të Kuuvendit dhe e dyta Shqipëria përmes parlamentit të saj e ka denocuar genocidin serb, atëherë kur ai i bënte krimet. Kemi marrë instrumentin e duhur, jemi para një sfide dhe një momenti delikat, ka një përpjekje për të bërë pis udhëheqjen e UCK, që jam tejet i bindur që akuzat kundrejt komandantëve do të bien poshtë, por duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të planifikuar gjithçka. Kemi instrumentet që ato akuza t'i demontojmë me prova e fakte që nuk qëndrojnë. Berisha ka votuar një rezolutë që thotë se UCK ka kryer krime lufte në Shqipëri, kush është tradhtari këtu? Komisioni është ngarkuar që të hartojë dhe rezolutën.  Ju duket normale që Berosha nuk lë pa studio pa bërë pis figurën e Hashim Thaçit, mua nuk më duket rastësore. Është e rëndë, askush nuk ia mohon Thaçit vlerën në lidershipit dhe pavarësinë e Kosovë, që në këtë moment të gjithë politikanët të bëjnë një pakt për të mbrojtur dhe lartësuar UCK siç i ka hije, ai nuk ka bërë asnjë nga ato 10 akt-akuza. Teksa lufta Çlirimtare nuk është kurrë luftë me krime luftë. Është lufta që ka moralin më të pastër dhe për këtë jam i bindur që ka bërë një luftë të drejtë për të mbrojtur qytetarët e pambrojtur. Sa për të gjitha gojtarinë tjetër dhe prirjen e një pjesë të politikanëve shqiptarë për të sulmuar në mënyrë të vazhdueshme UCK përmes Hashim Thaçin është e pavërtetë", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Thaçi në Hagë/ Balla te '5 pyetjet': S'më duken të rastësishme akuzat e Berishës kundër ish-presidentit! Protestat për Klodianin nisi qytetare, por u vodh nga opozita


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?