Thanë se do dalin të vetëm në zgjedhje, Berisha paralajmëron grupin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, do e shihni

1 Nëntor 2022, 18:39| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 20:54

  • Share

TIRANË- Sali Berisha ka konfirmuar dështimin e negociatave brenda partisë e teksa nuk është larguar nga gjuha e ashpër dhe kërcënimet! Nga selia blu, Berisha ka paralajmëruar grupin e Enkelejd Alibeajt se nëse do të dalin të vetëm në zgjedhjet vendore “i kanë bërë hesapet shumë keq”. Se cili është kuptimi i kësaj deklarate të tij, ish-kryeministri iu përgjigj duke thënë se “do ta shohin në ditët në vijim” pa dhënë shumë detaje.

"Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Një grup deputetesh erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për cdo post në këto bashki, të paraqitnin kandidaturat ose në përputhje me staututin të krijonin fraksionin. Ata nuk duan, as statutin, as primaret. Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, kjo do të thotë do ta shifni ditët e ardhshme", tha Berisha.

Berisha e ka pranuar se shkak për dështimin e negociatave ka qenë pikërisht se ai vetë nuk ka hequr dorë nga kushti për të njohur statutin e PD-së së 11 dhjetorin, e rrjedhimisht edhe atë si kryetar të partisë.

“Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike. Është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksionet historike që do të marrë çeta e vjedhësve, hajdutëve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë”, vijoi ai.

Retorika e Sali Berishës, por edhe e mbështetësve të tij, sa vjen dhe bëhet edhe më e ashpër me paralajmërime e kërcënime. Pak ditë më parë, ka qenë Edi Paloka ai tha se “Rama duhet të bëhet burrë dhe të qëndroj në kryeministri në protestën e 12 nëntorit, njësoj siç bëri Berisha në 21 janar’, por mesa duket e ka harruar detajin se në atë protestë humbën jetën 4 persona të pafajshëm.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/11/2022 02:15

    //Ai qe prek flamurin e PD,i ka bere hesapet shume keq//! Per cilin eshte fjala,per FLAMUR BERISHEN??!!

    Përgjigju
  • Bratko: 02/11/2022 01:36

    Ik or viktime.. O kancer i ketij populli.. Or kriminel or bir buçe.. Or njeri i mallkuar.. Or buk shkelur

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/11/2022 22:06

    Partinè, ma dha Ramizi mua,,,,penalltinè e gjuaj unè.!!!

    Përgjigju
  • timibales: 01/11/2022 20:56

    fitorja eshte e afert o mret rilindasit po ikin nga syt kemet

    Përgjigju
  • O Berish: 01/11/2022 20:42

    O qen morrash dhko ne te Sheqerrs tani

    Përgjigju
  • Maloku pa tok: 01/11/2022 20:36

    Alibej, mos udheto vetem. Ruaju se maloku ta pergatit ndonje aksident sic i ndodhi trebickes. Prandaj ruaju e merr masa se maloku i pabese cfar nuk ben per pushtet.

    Përgjigju
  • Doli: 01/11/2022 20:10

    Sali krimineli deri dije kercenonte Edin sot po kercenon Pd Po ceshte ky idjot plak me duket se e ka zene skleroza dhe nuk di c far thote e ben A ka ligje ne kete vend qe ta fusi brenda kete te cmendur qe kercenon cdo dit Po flamurin mos ta solli ytat ore derdemen Hiqeni ketete curufjatur nga politika se na nxiu Shqiperin ne sy te botes

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/11/2022 20:00

    Saleh bej pak kujdes,ruaj etikën komuniste të deritashme se të ka zënë diarreja e dizanteria e gjakosur dhe pritshmeritë janë që ne krye të javës do të filloj dekompozimi pavarësisht parapritave të Shtëpisë Lirisë. Kali ku të hipi PPSH i kanë rënë patkojt dhe është bërë zgërdallë e cofme.

    Përgjigju
  • jsni: 01/11/2022 19:30

    flamurin e ka alibeaj, ti ke shkopin.sali.. ..tani kur do rriheni vendce aty tek oborri i PD.....lini daten te shohim gallate....

    Përgjigju
  • Dakord: 01/11/2022 19:27

    Ky po qe eshte lajm. Ah sa mire ja bene kriminelit, plehres, funderrines

    Përgjigju
  • Niko: 01/11/2022 19:21

    Ky plaku merre ka shkare ,ka hall te shpetoje lekuren e tije do qe ti thote amerikes qe mua me zgjodhi populli por se di ky komunist psikopat qe dhe pd do behet nongrata po ta drejtoj ky.

    Përgjigju
  • Likja: 01/11/2022 19:19

    Ik o sali se boll ke kercenuar merru me shoqaten tende non grata.

    Përgjigju
  • Ma Ha Mutin: 01/11/2022 19:07

    U komentua u komentu u komentua

    Përgjigju
  • Genti Qepës Çafaj Gaxhi: 01/11/2022 19:07

    O Sali Maloku koha jote mbaroi e ktë ti duhet ta kuptosh more kaposh kok bosh.

    Përgjigju
  • BENI: 01/11/2022 18:56

    SA MIRE TE SHPALLI EDHE ALIBEAJ NON -GRATA.....MALOK I POSHTER,,,,LLUM ,,HALE,,PIS,,QENEF...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?