Plazhi i Porto Palermos në Qeparo është renditur si një nga 40 plazhet më të bukura në Evropë. Kështu shkruan media britanike ‘The Guardian’, e cila rendit plazhin në jug të vendit, ndërmjet plazheve më të bukura në kontinent.
‘Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e shkëmbinjëve gëlqerore që dalin nga shpatet e maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i pazbuluar dhe i përsosur për t'u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.’- shkruan The Guardian.
Ndër plazhet më të bukura në Evropë, media britanike rendit 7 plazhe në brigjet greke, 1 në Gjermani, 6 në Spanjë, 5 në Portugali, në Holandë, në Francë, në Turqi, në Itali si dhe në Kroaci.