Presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump

Bota

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës në këmbim të paqes në Ukrainë

14 Gusht, 09:45| Përditesimi: 14 Gusht, 09:46

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në Ukrainë.

Sipas “The Telegraph”, Trump do të mbërrijë në takimin e shumëpritur me Putinin të premten që do të mbahet në Alaskë, me disa propozime që synojnë ta tërheqin Rusinë drejt një marrëveshjeje paqeje duke i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në këto propozime përfshihet edhe aksesi ndaj Moskës në burimet natyrore të Alaskës dhe lehtësimi i disa sanksioneve amerikane ndaj industrisë ajrore ruse.

Një pjesë kyçe e paketës është gjithashtu edhe ofrimi i qasjes për Kremlinin në mineralet e rralla që ndodhen në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Rusia.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën, Trump paralajmëroi se Putin do të përballet me “pasoja të rënda” nëse nuk bie dakord për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë gjatë takimit të tyre në Alaskë.

Ai gjithashtu zbuloi synimin për një takim të dytë të menjëhershëm, kësaj here me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.


Lajmi kryesor:

Prapaskenat e samitit për Ukrainën, Trump: Do duhet hequr dorë nga disa territore! Evropianët shtyjnë për 'zgjidhjen koreane'


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?