Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 18-vjeçarit Dorian Tahirllari, i cili fatkeqësisht humbi betejën me tumorin. Duka thotë se ndarja nga jeta në këtë moshë është e dhimbshme, ndërsa sipas tij i gjithë komuniteti i futbollit me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi që ëndërronte të bëhej futbollist.
“Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian!”, – është shprehur Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Lajmi kryesor:
Futbolli në zi, shuhet në moshën 18-vjeçare lojtari i Skënderbeut (FOTO)
Ne.k.//ReportTv.al