Ka shkuar në pesë numri viktimave nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Mësohet se një nga të plagosurit rëndë i cili ndodhej në furgon ka ndërruar jetë. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Prodo, 51 vjeç. Ai ishte baba i tre fëmijëve, me të voglin, 6 vjeç dhe bënte çdo ditë linjën Tiranë-Sarandë.
Lajmi kryesor:
Aksident tragjik në Qafë-Muzinë/ 22-vjeçarja me ‘Land Rover’ i pret rrugën, furgoni përfundon në greminë, vdesin 4 pasagjerë dhe shoferi! 4 të plagosur (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al